Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka komentuar shkeljen e tij kushtetuese gjatë kohës sa ishte president i shtetit dhe kryetar partie.
Sejdiu thotë se gjatë asaj kohe, kreu i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, donte të bëhej vet president shteti. Gjithashtu, kur është marrë ai vendim, Sejdiu thotë se gjashtë gjyqtar janë tërhequr nga vendimi.
“Me Enverin ka qenë një bisedë shumë më e hershme ku e ka përmendur Ukë Rugovën. Por, ka qenë nga njerëzit që do të bëhej vet president i vendit”, është shprehur Sejdiu në emisionin Pressing.
Tutje, ai thotë se vendimi i marrë në mungesën e gjashtë gjyqtarëve është i pakompletuar.
“Kjo është punë e ditur, nuk e di nëse e ka thënë seriozisht apo jo. Gjashtë vetë janë hequr nga nënshkrimet, i ka marrë si persona që kanë qenë aty. Ai vendim është i pakompletuar”, ka thënë Sejdiu.
Ai gjithashtu thotë se dy pozitat i kishte mbajtur pesë vjet para se të akuzohej.
“Unë ato pozita i kam mbajtur pesë vjet. Unë kam deponuar edhe mos-ushtrimin e funksionit si edhe e parasheh kushtetuta”, shtoi Sejdiu.
Osmani në Forumin Ndërkombëtar në Halifax: Diskutova për she...
SBASHK-u paralajmëron protestë, thotë se nuk përjashton as g...
Banorët e Big Brother VIP Kosova shokohen nga rrëmuja në sht...
Ali Khamenei: Dënoni me vdekje Netanyahun dhe autoritetet iz...
Hoti: Buxheti 2025 u miratua me dy shkelje ligjore, Zyra e P...
Hoti: Nuk do të lejoj të më njolloset emri, ministri Peci të...