Google ADS

Sejdiu paralajmëron rregull dhe disiplinë maksimale në klinikat e QKUK-së

16:45 | 27 Korrik 2018
Arbresh.info

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, dr, Basri Sejdiu, ka takuar sot drejtorët e klinikave, instituteve dhe shërbimeve të QKUK-së. Në fillim të takimit është mbajtur një minutë heshtje në nderim të punës dhe veprimtarisë së atdhetarit dhe veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem Demaçi.

Në takim, ai ka kërkuar nga drejtorët e klinikave që të ngritin nivelin e disiplinës, respektim të orarit të punës, por edhe në kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive të punës, transmeton ‘Indeksonline’.

Poashtu, njoftoi drejtorët se pjesa administratës QKUK- SHSKUK, ka kaluar në objektin e ri, përderisa janë të gatshme hapësirat për vendosjen e ambulancave specialistike kirurgjike, internisitke dhe ortopedisë e fiziatrisë, me pajisje të reja dhe moderne dhe me infrastrukturë moderne.

Ai foli edhe për projektin për renovimin e emergjencës së vjetër në QKUK, projekt ky që është në përfundim e sipër, përmes së cilit do të bëhet e mundur vendi apo pritorja për pacientët, por edhe recepsioni për regjistrim dhe informacione për pacientët. Përmes këtij projekti do të bëhet e mundur që më mos të ketë prezencë të madhe të palëve në hapësirat e punës së klinikave.

Poashtu, paisjet e reja në vlerë mbi 300 mijë euro. Përderisa, për krejt klinikat janë në procedurë mbi 2 milion euro për furnizim me paisje mjekësore, ku procedurat janë kryer dhe pritet ardhja e paisjeve.

Gjatë takimit është biseduar në lidhje me projektin për transformimin farmaceutik në QKUK.

Drejtori Sejdiu, njoftoi drejtorët se pas investimeve që do të bëhen së shpejti do të hapet barnatorja e Klinikës së Anestezionit dhe Emergjencës, përderisa do të ketë barnatore dhe farmacistë në të gjitha klinikat e QKUK-së, në mënyrë që të ketë kontroll, monitorim dhe shpërndarje sa më të mirë të barnave dhe materialit shpenzues në klinikat e QKUK-së.

Sipas njoftimit, është biseduar po ashtu edhe për çështje të tjera që ndërlidhen me mbarëvajtjen e punës në klinikat e QKUK-së.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme