Përfaqësuesi i AKR-së Korab Sejdiu ka bërë thirrje të përgjithshme lidhur me dialogun publik mes politikanëve.
“Të ulen gjakrat të mos degradohet ky dialog sepse janë lodhur qytetarët. Pastaj askush nuk e konteston të drejtën e PAN për propozim të kryetarit mirëpo të mos keqpërdoret kjo e drejt”, ka thënë ai.
Sipas tij askund në aktgjykim nuk thuhet se deputetët janë të detyruar ta votojnë një kandodatë të caktuar.
“Ai duhet t’i nënshtrohet testit dhe të sheh a po e merr përkrahjen e deputetëve në votim. Pastaj sabotimi i institucionit të Kuvendit nuk tregon përgjegjësi, e nuk e them vetëm unë por edhe ata që ju kanë votuar”, është shprehur ai.
Sejdiu ka thënë se janë të gatshëm të shkojnë në seancë vetëm duan ditën dhe kohën.
“Këtë të drejt ekzekutive e ka kryesuesi, por ne po e bëjmë një lëshim, ju caktone datën dhe kohën dhe ne vijmë në seancë andaj mos e zvarritni më asnjë proces të rëndësishëm sepse nuk ka llogari që për çështje personale të krijohen vonesa të dëmshme për vendin tonë. Po ashtu nuk shoh arsye të ndahen proceset për Kuvendin e Qeverinë, ato janë të ndara”, tha ai, në takimin konsultativ të partive politike një ditë para mbajtjes së seancës.
Në këtë takim nuk po merr pjesë Lëvizja Vetëvendosje, ndërsa përfaqësues të PAN-it bëjnë të ditur se nuk do të marrin pjesë në seancën e nesërme./arbresh.info/
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit