Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Dardan Sejdiu, ka theksuar se janë dakorduar me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), që pas kthimit të shefit të partisë nga Trieste, të fillojnë koordinimin e programit, si platformë e përbashkët qeveritare.
Në emisionin “Rrokum Rroll” të “Rrokum TV”, ai tha se ofendimet të cilat në adresë të tij kanë ardhur nga deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) janë shumë të ulëta, duke shtuar se nëna e tij ka punuar me ndershmëri.
“PDK-ja është ne panik dhe po tentojnë të manipulojnë dhe t’i linçojnë të tjerët”, ka shtuar Sejdiu.
Suke folur për nënën e tij, ka prezantuar dokumente në të cilat vërtetohet se ajo ka qenë gjyqtare në Gjykatën Ekonomike, e më pas ka punuar një vit në Gjykatën e Apelit për tu larguar nga puna në vitin 1990.
Ai ka thënë se sot i ka padit edhe Abelard Tahirin e edhe Ganimete Musliun për shpifje të cilat nuk kanë asnjë bazë. Sejdiu ka theksuar se në paditë e tij kërkon 10 mijë euro të cilat do të shkojnë për Qendrën e Pensionistëve që janë larguar nga puna në kohen e Millosheviqit.
Sejdiu ka shtuar se është i bindur se koalicioni PDK-AAK-NISMA (PAN) s’i ka numrat dhe se “po tenton të blejë kohë”.
https://www.youtube.com/watch?v=jaXbeHQWJtM
Vendimi i Gjykatës Speciale për Shalën, Jonuzin dhe Bahtijar...
U asfiksuan nga gazi, humbin jetën dy persona në Kamëz
Flet ministri Çeku: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...