Nënkryetari i Aleancës Kosova e Re, Korab Sejdiu, ka hedhur poshtë mundësitë që kjo parti t’i bashkohet koalicionit PDK-AAK-Nisma për formimin e qeverisë.
Ai ka thënë se AKR’ja nuk do ta ndryshojë qëndrimin dhe do t’i mbetet besnik koalicionit LDK-Alternativa-Lëvizja për Drejtësi.
Në një intervistë për ‘Epokën e Re’, Sejdiu ka theksuar se kjo parti do të veprojë në koordinim të plotë me koalicionin me të cilin kanë garuar në zgjedhjet e 11 qershorit.
“Nuk do t’i bashkojmë forcat me ata të cilët e kanë sjellë Kosovën në këtë gjendje”, është shprehur Sejdiu, i cili shpreson në një marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje.
Ai ka treguar se, sipas rezultateve preliminare, AKR’ja do t’i ketë së paku katër deputetë, por sipas tij, ky numër pritet të rritet për dy ose tre deputetë pas numërimit të votave me kusht dhe atyre të diasporës.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...