Deputeti i AKR-së, Korab Sejdiu ka thënë se partia e tij në asnjë mënyrë nuk do të bëjë koalicion me PAN-in.
Ai duke e komentuar takimin e sotëm të shefit të Shtabit të AKR-së, Rrahim Pacolli me presidentin Thaci, kreun e PDK-së, Kadri Veseli dhe Sami Lushtakun e PDK-së, ka thënë se ky ka qenë një takim i rastësishëm.
Ai këto komente i ka bërë në emisionin “Interaktiv” të KTV-së
Sejdiu është i bindur se PAN nuk i ka numrat dhe kësisoj AKR vazhdon të jetë e palëkundur në koalicionin me LDK-në dhe me Alternativën.
Ai tha se në AKR nuk ka shkuar asnjë ftesë nga ana e presidentit të vendit, për takimin e së hënës.
“Vendimet që i marrim si AKR, do të jenë në koordinim të plotë me partnerët e koalicionit”, tha ai
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...