Caktimi i datës 11 qershor për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në vend, ka bërë që partitë politike tashmë të përgatiten për fushatën parazgjedhore.
Me këtë rast kanë nisur të përfolën edhe koalicionet e mundshme në mes të subjekteve politike. Së fundmi është përfolur për një koalicion të mundshëm në mes të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës Kosova e Re.
Madje është thënë se kjo e fundit sot do të mbajë takim me strukturat e partisë ku do të vendoset se me cilin nga subjektet politike do të hy në koalicion.
Mirëpo, i kontaktuar nga Telegrafi nënkryetari i AKR-së, Korab Sejdiu ka bërë të ditur se takimi nuk do të ndodh sot por gjatë ditës së nesërme.
“Ne jemi vazhdimisht në takime me strukturat e ngushta të partisë, mirëpo zyrtarisht do të takohemi nesër dhe në ndërkohë jemi duke i shqyrtua dhe duke i vlerësuar të gjitha mundësit për bashkëpunim të mundshëm gjithmonë duke pasur parasysh çka është në interesin më të mirë të vendit dhe atë që e bënë ndryshimin e madh që i duhet Kosovës për të ardhmen”, ka thënë Sejdiu.
I pyetur se me cilën nga subjektet politike AKR ka përafrime të mëdha që do ta shtynin të lidhte koalicion me të, Sejdiu u shpreh se ende nuk ka asgjë konkrete lidhur me këtë gjë.
“Nuk kemi diçka konkrete apo zyrtare, ne jemi në bisedime me të gjithë dhe po i vlerësojmë të gjitha ofertat sa i përket bashkëpunimit programor dhe përafrimin më të madh do ta kemi me atë që i garanton zbatimin e programit ekonomik veçanërisht të AKR-së për të ardhmen”, tha Sejdiu.
Ai theksoi se deri nesër eventualisht nga fundi i vikendit do të bëhet e qartë se a do të ketë AKR-ja koalicion parazgjedhor apo pas-zgjedhor me ndonjërën nga subjektet politike.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...