Deputeti i AKR-së, Korab Sejdiu, ka thënë se koalicioni PAN po vazhdon ta keqpërdorë të drejtën që i është dhënë nga Gjykata Kushtetuese me rastin e zgjedhjes së kryeparlamentarit, përderisa i ka ftuar drejtuesit e “Vetëvendosjes” dhe të koalicionit LAA t’i lënë anash inatet personale.
“Koalicioni PAN vazhdimisht po e përdor një të drejtë të kufizuar, që ia ka dhënë Gjykata Kushtetuese. Shihet që ata nuk e kanë parasysh interesin e vendit dhe të qytetarit, por vetëm interesat e tyre personale dhe partiake”, ka thënë Sejdiu për “Zërin”.
Sipas tij, kjo situatë është fatkeqësi dhe keqpërdorim i madh, e këtë veprim ai shpreson që mos t’ua harrojë qytetari në zgjedhjet e ardhshme.
Ai ka shtuar se Kosovën po e mbajnë peng individë të papërgjegjshëm.
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Lewandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve