Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu ka përshëndetur vizitën që Albin Kurti ka bërë te varri i Ish-presidentit Ibrahim Rugova.
Sejdiu, në “Dossier D” në RTV Dukagjini ka thënë se ai ishte një hap institucional.
“Ishte një veprim institucional normalisht me vullnetin e tij, por që ndikon mirë në klimën politike në vend”.
Ai ka thënë se në Kosovë njerëzit duhet të mësojnë vetën të dëgjojnë edhe mendime të kundërta.
“Shumësia e mendimeve është e domosdoshme për demokracinë. Kjo më së shumti vlen edhe për vendin tonë si një vend i ri… Praktikat e totalitarizmit dhe autoritarizmit nuk janë të mira dhe është mirë që nuk janë të pranishme në Kosovë”.
Duke u kthyer 12 vite pas, Sejdiu ka thënë se përzgjedhjen e flamurit dhe himnit e bënë një grup i ngushtë njerëzish përfshirë atë si president dhe kryeministrin e asaj kohe, Hashim Thaçi, përcjell Telegrafi.
“Erdhën ide të ndryshme nga një konkurs ndërkombëtarë…Kishte disa kufizime të cilat nënkuptonin një Kosovë me një pavarësi me mbikëqyrje ndërkombëtare”.
Sejdiu thotë se pas shpalljes së Pavarësisë Kosova hyri në një faqë kënaqësie të madhe dhe me shpresë të madhe.
Sipas tij faza e dytë ishte anëtarësimi në disa organizata ndërkombëtarë dhe vendimi i GJND-së për Pavarësinë.
Ish-Presidenti thotë se faza e tretë ishte një karrem për Kosovën, kur rrëshqiti nga dialogu teknik në dialog politik.
Kurti bënë homazhe tek ish-presidenti Rugova: Vlerësojmë përpjekjen insistuese për pavarësi
Aliu: Trafiku ajror në Prishtinë funksionon pa ndërprerje fa...
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...
Putin: Jemi gati për “duel” raketor me SHBA
Cana: UEFA nuk duhet të na linte në grup me Serbinë
Kumbaro: Rritëm sipërfaqen e zonave të mbrojtura në 21,5% të...
Xheneta kritikon ashpër Gjestin, ky i fundit fillon të qajë