Ish-Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, në lidhje direkte më “Çim Peka Live” në Syri TV nuk e ka mohuar se mund të japë kontributin e tij për Kosovën në këtë moment të vështirë edhe duke pranuar një ftesë për t’u kthyer në drejtimin e vendit.
Sejdiu tha ndër të tjera se askush nuk mund ta prekë luftën e Kosovës, pasi ajo është e shenjtë.
Duke komentuar situatën e krijuar mes dy presidentëve të Serbisë dhe Kosovës, ai tha se nuk beson se SHBA ka qenë pas projekteve për ndarjen e Kosovës.
“Procesi Thaçi-Vuçiq ka qenë shqetësim i vazhdueshëm i qytetarëve kosovarë,”.
Kjo deklaratë e Sejdiut vjen në një moment kur Presidenti aktual Hashim Thaçi dhe ish-kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, janë thirrur në gjykatën speciale në Hagë.
Gjatë intervistës për Pekën, Sejdiu tha se nuk ka besuar se do ketë një koalicion të qëndrueshëm LDK-VV.
“Ujdia do të ishte afatshkurtër. Isha skeptik dhe nuk besoja te LDK”.
Duke folur për situatën në LDK, ai tha se “jam i vetmi themelues gjallë i LDK në strukturat drejtuese të partisë”.
Ai tha se disa prej figurave kryesore të LDK si Isa Mustafa dhe Vjosa Osmani kanë qenë pjesë e kabinetit të tij.
Sejdiu akuzoi Isa Mustafën se ia ka punuar pas shpine, teksa theksoi se Mustafa nuk ka qenë themelues i LDK.
Moti sot në Shqipëri
Qeveria prezanton programin për parandalimin dhe zvogëlimin ...
Lansohet platforma për raportimin e korrupsionit
Sot prezantohen rezultatet përfundimtare të regjistrimit të ...
Parashikimi i motit për sot në Kosovë
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola