Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-kryetari i LDK-së, Fatmir Sejdiu ka kritikuar kryetarin aktual të LDK-së, Isa Mustafën, që nuk ka reflektuar pas humbjeve në zgjedhje.
Sejdiu në RTV Dukagjini ka thënë se prej kur e ka marrë nën drejtim LDK-në Isa Mustafa janë humbur gjashtë palë zgjedhje.
“I pari që përgjigjet është lidershipi. Dorëheqja është akt shumë i qartë pasi lidhet me mandatin e kryetarit [të LDK-së]. Ai [Mustafa] ka udhëheq procesin. Ai ka dhënë deklaratat për fitore. Ai ka mobilizuar elektoratin për fitore të sigurt”.
Ish-kryetari i LDK-së ka thënë se përgjegjësi kanë edhe kryetarët e degëve për rezultatet e dobëta.
“Lutfi Haziri ka përgjegjësi pasi duhet parë niveli i LDK-së në Gjilan. Muharrem Sfarqa po ashtu ka përgjegjësi. Shikoni ku është niveli i Ferizajit. Kemi zbritje edhe në komuna, si Podujeva, pavarësisht se LDK atje ka pasur një epërsi të lehtë në zgjedhje”.
Sejdiu thotë se edhe Isa Mustafës edhe Vjosa Osmanit iu ka dhënë mundësinë për të punuar në kabinetin e tij dhe për t’u ngritur profesionalisht “pa ndonjë hile”.
Ai i është rikthyer edhe njëherë garës së humbur ndaj Isa Mustafës për kryetar të LDK-së.
Thotë se Isa Mustafa i kishte bërë be për “kokën e fëmijëve” që nuk kishte ambicie për kryetar të LDK-së.
Kryetari i Zveçanit, reagon pas sulmit me granata dore në ob...
Arrestohet një i dyshuar për mashtrim me kredi në Prishtinë
Vlorë, arrestohet 22-vjeçari, i dënuar për shitje të lëndëve...
Prokuroria e Prizrenit ngrit aktakuzë ndaj dy personave për ...
Kosova për herë të parë bëhet me Strategji të Sportit, kusht...
Gresa dhe Xheneta me akuza të ashpra ndaj Arionit