Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka reaguar pas vdekjes së ish-presidentit finlandez, Marttin Ahtisaari duke thënë se këtë lajmë e pranoi me shumë dhimbje.
Me anë të një postimi në Facebook, Sejdiu tha se Ahtisaarin kanë shumë kujtime teksa shtoi se ai ka luajtur një rol kyç në procesin e bisedimeve në Vjenë, shkruan Arbresh.info.
“Kam shumë kujtime nga takimet me presidentin Ahtisaari, Emisarin Special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, diplomatin, që luajti rol kyç në procesin e bisedimeve në Vjenë. Këto bisedime hapën rrugën për shpalljen e Pavarësisë nga Kuvendi i Kosovës, më 17 shkurt 2008”, tha Sejdiu,
“Janë të paharrueshme bisedimet e Vjenës 2006-2007 dhe veçmas takimet me Emisarin Special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, laureatin e shumë shpërblimeve dhe të dekoratave në mesin e të cilave edhe të Çmimit Nobel për Paqe, Presidentin e Finlandës Martti Ahtisaari”, shkroi Sejdiu.
Ndër të tjera, Sejdiu deklaroi se Ahtisaari ka pasur angazhim të veçantë lidhur me Kosovën në takimet me Milloshoviqin, ku aty ai i kishte thënë se duhet hequr dorë nga dhuna dhe terrori në Kosovë, ose do të barte pasoja të rënda ai dhe vendi i tij.
Postimi i plotë:
“U dje kish nis”, videoja që nxjerr produksionin zbuluar – b...
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...