Anëtari i Kryesisë së LDK-së dhe ish-kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarqa i është përgjigjur deklaratës së Fatmir Sejdiut që i kërkoi mbrëmë dorëheqjen atij pas rezultateve në Ferizaj.
Svarqa në RTV Dukagjini deklaratën e Sejdiut e ka quajtur vlerësim personal.
“Sejdiu nuk i ka pasur parasysh të gjitha rezultatet pasi ne në vitin 2017 kemi pasur edhe AKR-në në koalicion që në zgjedhjet lokale kanë pasur mbi 1,500 vota. Po ashtu kemi pasur një pjesë të Alternativës që po ashtu ka pasur efekt pasi kanë pasur një pjesë të familjeve autoritative. Po ashtu kemi pasur në koalicion edhe Partinë e Drejtësisë. Nëse marrim këta faktorë mund të themi se LDK ka shënuar rritje në raport me zgjedhjet e vitit 2017”.
Anëtari i Kryesisë së LDK-së ka thënë se kur ka marrë Degën e LDK-së në Ferizaj me 8,800 vota por në kohën e Fatmir Sejdiut LDK-ja në Ferizaj ka pasur rreth 4,500 vota.
“Kjo është njësoj sikurse ne t’i kërkonim Sejdiut të ruaj votat që kishte LDK-ja në kohën e Presidentit Rugova”.
Svarqa ka thënë se Dega e LDK-së në Ferizaj është fuqia e tretë pas asaj në Podujevë e Pejë.
Ish-kryetari i Ferizajt thotë se edhe numri i madh i kandidatëve që kishte LDK në këtë komunë mund të ketë ndikuar në rezultatin jo të pritur të LDK-së në Ferizaj.
Driloni me pëlqim për Xhenetën?
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...
“Vendimi pas dy javësh, nuk presim rezultat tjetër veç fitor...
Banka Botërore nis në Shqipëri programin për urat e qëndrues...