Sejdiu e Hoti bëjnë programin qeverisës të LV-LAA

14:48 | 25 Gusht 2017
Arbresh.info

Dardan Sejdiu e Avdullah Hoti, janë ngarkuar me obligimin për të harmonizuar programet qeverisëse ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe koalicionit LDK-AKR-Alternativa.

Kështu ka bërë të ditur, Erzen Vraniqi, nga Vetëvendosje, shkruan arbresh.info.

“Sot, në mëngjes, në sallën e Grupit Parlamentar të VETËVENDOSJE!-s në Kuvendin e Kosovës, deputeti dhe i nominuari për kryeministër i Lëvizjes sonë, z.Albin Kurti, priti në takim nënkryetarin e LDK-së, z.Lutfi Haziri,” konfirmon Vetëvendosje përmes një komunikate për medie. 

Takimin e konfirmuan gjatë ditës edhe lideri i LDK-së, Isa Mustafa, dhe nënkruetari, Lutfi Haziri, por sipas LV, “ata diskutuan për situatën e përgjithshme politike në Kosovë dhe për bllokimin institucional të shkaktuar nga PAN-i. “

“Vetëvendosje bënë me dije, se ata konsideruan nevojën e bashkëpunimit midis LV dhe LDK (përkatësisht LAA) për trajtimin dhe harmonizimin e programeve politike e qeverisëse, për çfarë ngarkohen z.Dardan Sejdiu dhe z.Avdullah Hoti që me ekipet respektive të zhvillojnë dhe intensifikojnë takimet dhe bisedimet e përbashkëta në ditët në vijim.”

Më herët gjatë ditës për takimin e mbajtur ka folur edhe vet Lutfi Haziri.

Ai tha se pos temave të tjera, kanë folur edhe për sulmet që Vetëvendosja i pati ndërmarrë ndaj Isa Mustafës sa ky i fundit ishte kryeministër i Kosovës në qeverinë e formuar mes PDK e LDK./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme