Google ADS

Sejdiu: Dialogu i rikthehet Kuvendit të Kosovës

19:14 | 15 Dhjetor 2018
A. B.

Deputeti i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Sejdiu ka thënë se me votimin e rezolutës dialogu i rikthehet Kuvendit të Kosovës.

Sipas Sejdiut pas kësaj dialogu nuk është temë e individit por është temë e Kuvendit, raporton portali arbresh.info.

Tutje deputeti i PSD-së ka thënë se ka vullnet politik se si duhet të reflektohet në procesin e dialogut me Serbinë. Sejdiu ka lutur subjektet opozitare që ti bashkëngjiten këtij delegacioni, duke shtuat se tash ka mekanizëm ku opozita ka siguresën për mundësinë e vendimmarrjes.

Ai ka thënë se kjo është hera e parë që Kuvendi dhe opozita janë vendimmarrëse në dialog. Sejdiu ka thënë se nëse VV dhe LDK i bashkëngjiten procesit, askush nuk mund të marrë vendime pa ta.

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/2112594102133407/

Kujtojmë, se me 61 deputetë në sallë, me 59 vota pro, asnjë kundër dhe 2 abstenime, Kuvendi i Kosovës i tha po rezolutës për dialog.

Sipas kësaj rezolutë, Ahmeti bëhet bashkëkryesues i dialogut me zëvendëskryeministrin Fatmir Limaj.

Ndërkaq, anëtarë sipas kësaj rezolute do të jenë: Enver Hoxhaj nga PDK, Avni Arifi nga AAK, Behgjet Pacolli nga AKR, Mahir Yagcilar, Dardan Gashi, një përfaqësues i shoqërisë civile./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme