Nënkryetari i Aleancës për Kosovë të Re (AKR), Korab Sejdiu, njëherësh deputet i ri i Kuvendit të Kosovës, ka theksuar se partia e tij dhe koalicioni LDK – AKR – Alternativa (LAA), është kundër shkuarjes në qeveri me koalicionin PAN.
Ai në një intervistë për Telegrafin ka thënë se me atë që e ka vërejtur, ka diskonim kundër këtij bashkëpunimi.
“Unë mundem të garantoj vetëm për veten time. Sepse ne e kemi një listë me gjithsej 29 deputetë, ku secili e përfaqëson veten e tij”, ka theksuar Sejdiu.
Ai ka shtuar se “do të isha i befasuar nëse ndodhë kjo”, duke shtuar se “në asnjë rrethanë nuk do ta votoj qeverinë e formuar nga PAN-i”.
“Është shprehur uniteti i jashtëzakonshme për të mos e përkrahur këtë koalicion. Nuk ka asnjë deputet që ka shprehur pozicionimin e tij, përmes së cilit do të kuptohet se ai do ta votonte PAN-in”, ka theksuar.
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe