Sejdiu e ka cilësuar si “rrugë të papërgjegjshme” refuzimin e ministrit Tahiri për raportim, shkruan arbresh.info.
“Neve tash na ka ardhë refuzimi i tij për kërkesën tonë. Kjo është pjesë e kompetencave tona si Komision për Legjislacion dhe Ministri do të duhej të vinte këtu dhe të diskutonte më ne, e jo të zgjedh rrugën më të papërgjegjshme. Pavarësisht nga cila parti vjen. Kur një komision të kërkon të diskutosh e ka obligim më ardhë edhe me diskutu. Është papërgjegjësi e Ministrit në këtë rast. Kërkoj nga Kryeministri që të detyrojë Ministrin dhe të vijë këtu të diskutoj. Me një skandal të tillë do të duhej një Ministër të tërhiqet”, është shprehur Sejdiu.
Në këtë mbledhje parashihej të diskutohej në lidhje me procesin e rekrutimit të noterëve të rinj, administratën e sistemit të Drejtësisë dhe kërkesat e Sindikatës së Shërbimit Korrektues të Kosovës që lidhen me Ligjin e Pagave.
Ministri Tahiri refuzoi, për siç thotë ai, të marrë pjesë “për politizimin e proceseve tërësisht profesionale dhe të bazuara në zbatimin e ligjit”./arbresh.info/(FOTO: Ruzhdi Pacolli)
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin