Google ADS

Sefaj: Rritet numri i qytetarëve që emigrojnë legalisht në vendet e BE-së

10:47 | 8 Nëntor 2017
Arbresh.info

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të shfrytëzojnë vetëm rrugët legale nëse vendosin të migrojnë në vendet e BE-së apo në vende të tjera.

Sefaj ka thënë se ka rritje të emigrimit të rregullt të qytetarëve të Kosovës në shtetet e BE-së, shkruan arbresh.info.

“Republika e Kosovës ka bërë progres të madh në parandalimin përmes fushatave të ndryshme. Kemi rritje të emigrimit të rregullt të kosovarëve në shtetet e BE-së që tregojnë se kosovarët shfrytëzojnë rrugët ligjore për emigrim duke kontribuar edhe në ekonominë e vendit.  Në anën tjetër javën e kaluar kam emëruar koordinatori nacional për migrim, zëvendësministrin e Punëve të Brendshme.  Unë si ministër i brendshëm zotohem që do të jap kontributin tim të parezervë në adresimin e të gjitha çështjeve që kanë të bëjnë me migrim”, ka thënë Sefaj.

Sefaj ka thënë se Kosova ka kaluar nëpër peripecitë e veta që e kanë shtyrë popullin e saj të bëhet popull emigrant.

“Emigracioni ynë të jetë legal e të mos shfrytëzohen rrugët ilegale. Nuk do të kenë asnjë dobi po që se nuk analizohet migrimi në veçanti e rinisë tonë. Duhet të lidhim marrëveshje për punësim me vendet e BE-së por edhe më gjerë që popullata jonë të shkoj atje e organizuar, të jap diçka nga dija vet”, ka thënë Sefaj.

/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme