Ministri i Punëve te Brendshme Flamur Sefaj ka raportuar para Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike lidhur me procesin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Interpol.
Ai ka thënë se sa i përket çështjes së Interpolit menjëherë pas marrjes së detyrës ka marrë dosjen e kësaj çështje duke thënë se pas një analize të shkurtër ka vërejtur që në MPB është punuar mjaft mirë në këtë çështje mirëpo mangësia që është vërejtur ka qenë harmonizimi dhe mos koordinimi me Ministrinë e Punëve të Jashtme.
Sefaj ka thënë se tani jemi në një fazë të lobimit ku nevojitet bashkëpunim i të gjithëve dhe është interes nacional sepse ndihmon në shkëmbimin automatik të informatave.
“Shkëmbimi i informatave pa ndërmjetësues për neve është i panevojshëm. Nuk është absolut e nevojshme që të kemi ndërmjetësues. Ne po dëshirojmë që të jemi pjesë e një organizate dhe të kemi qasje në informata pa ndërmjetësues e po ashtu e njëjta të ndodhë edhe me ata për informatat e tona”, ka thënë Sefaj.
Ai po ashtu ka shtuar se Kosova është në fazën e lobimit pa i cekur vendet se ku janë duke lobuar.
Sefaj ka pranuar se ka vende që janë duke punuar kundër asaj që Kosova të pranohet në këtë organizatë duke përmendur Serbinë dhe Rusinë./Arbresh.info
Ushtria amerikane godet objektivat e Houthit në Jemen
Presidenti i Federatës Franceze komenton mungesën e Mbappes:...
Izraeli lëshon një paralajmërim të ri evakuimi për Bejrutin ...
Ganimete Musliu: Më 9 shkurt Qeveria Kurti do të shkojë në s...
Plan-atentati ndaj presidentit të Malit të Zi ndoshta dezinf...
Epoka digjitale sjell reduktimin e përdorimit të stilolapsev...