Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, bazuar në legjislacionin në fuqi, ka marrë vendim që të ndahen mjete financiare shtesë për fundvit për pjesëtarët e Policisë së Kosovës.
Mjetet të cilat do t’i bartë MPB-ja për Policinë e Kosovës në bazë të këtij vendimi, janë siguruar pas negociatave që ka bërë ministri i Punëve të Brendshme, z. Flamur Sefaj me kompaninë austriake. Si rrjedhojë e negociatave, nga pesë milion e gjashtëqind mijë euro, sa është dashur t’i paguhen kompanisë, pas vendimit të arbitrazhit, do të paguhen vetëm katër milion e nëntëqind e pesëdhjetë mijë euro.
Pjesa që kanë mbetur do tu jepen si mbështetje për Policinë e Kosovës.
Shuma që ka ndarë MPB-ja për Policinë e Kosovës së bashku me paratë e buxhetit të Policisë së Kosovës, në total do të jetë 1 milion e 160 mijë e 425 euro.
Qëllimi i këtij vendimi është që ndahen këto mjeteve në bazë të vlerësimit të punës së përgjithshme dhe sukseseve të vazhdueshme të Policisë së Kosovës, si një ndër institucionet më të besueshme të Republikës së Kosovës./arbresh.info/
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...
Kërkohet llogaridhënie nga Termokos dhe ZRrE për faturat e n...
Kurti e Vitia nesër në QKUK-në, marrin pjesë në përurimin e ...
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...