Ministri i Brendshëm, Flamur Sefaj në Interaktiv të KTV-së ka bërë të ditur se Policia e Kosovës e di emrin e pronarit të veturës nga e cila dyshohet se është kryer vrasja e Oliver Ivanoviqit.
“Ka ndodh një vrasje në rajonin verior. Vrasja është bërë ndaj një personaliteti politik. Policia menjëherë ka filluar me hetimet. Pas asaj janë dërguar njësitë nga qendra, pra nga Prishtina, dhe kanë marrë të gjitha materialet dhe janë duke u bërë të gjitha ekzaminimet rreth këtij rasti”, është shprehur Sefaj në një intervistë në Interaktiv të KTV-së.
Ai ka konfirmuar se dy policë të Kosovës të komunitetit serb ishin të përfshirë në manipulimin e provave në këtë rast, ndërsa ka bërë të ditur se është identifikuar pronari i veturës prej së cilës dyshohet se është kryer vrasja.
“Fatkeqësisht kemi parë se dy policë të Kosovës të komunitetit serb, kanë qenë të përfshirë në këtë rast dhe është bërë arrestimi i tyre. Të gjeturat e para i ka bërë menjëherë policia, ka mbërritur në gjurmët e makinës prej së cilës siç duket është kryer vrasja dhe kemi arritur që të identifikojmë pronarin e makinës. Pronari gjendet në Serbi, kemi kërkuar nga policia serbe që të fillojnë hetime ndaj pronarit të makinës. Në këtë mënyrë e kemi përfshirë në hetime policinë serbe. Informatat e tyre kanë qenë mjaft të përgjithshme dhe ende është duke u hetuar. Presim që të ketë informata edhe nga pala serbe. Ne kemi emrin dhe mbiemrin e këtij qytetari serb, shtetas i Serbisë”, është shprehur ai.
Ai më tutje ka shtuar se, “kemi kërkuar edhe t’i takojmë pikërisht për shkaqe operacionale por nuk kemi marrë përgjigje fikse dhe nuk ka ardhur deri të takimit. Ne gjithmonë kemi qenë për bashkëpunim”.
Sefaj thotë se Serbia e ka politizuar shumë këtë rast, dhe të njëjtën nuk e ka bërë Kosova.
“Janë duke u ekzaminuar materialet dhe nuk kam detaje të tjera. Rezultatet që ne po i kërkojmë, ato informata deri tani nga ana e Serbisë nuk janë të mjaftueshme. Ne nuk e kemi politizuar aq sa e ka politizuar Serbia”, shprehet ai.
I pyetur nëse e njeh Milan Radoiçiqin, Sefaj thotë se nuk e njeh dhe nuk e di se çfarë roli ka ose çfarë fuqie.
“Nuk e di kush është ky person, por nuk e njoh dhe se di se çfarë roli e ka apo çfarë fuqie ka. Ne i përcjellim të gjitha rrugët për hetime. Nuk mund të bazohemi jo vetëm nga ato që lansohen nga media, i marrim parasysh por nuk janë esenciale”, thotë ai./Koha.net/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...