SEECP, Dodik-Thaçit: Ndjenja e tij për këtë çështje mua aspak nuk më intereson

15:30 | 7 Korrik 2019
arbresh.info

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dje ka njoftuar se ka refuzuar pjesëmarrjen në Samitin për Procesin e Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP), në Bosnje e Hercegovinë.

Kreu i vendit tha se ftesa denigruese e kryetarit aktual të kryesisë së Bosnjës dhe Hercegovinës, e bënë të pamundur pjesëmarrjen dhe përfaqësimin e Kosovës në këtë takim.

E pas këtij refuzimi të Thaçit ka reaguar anëtari serb i presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Millorad Dodik.

Ai ka thënë se Kosova është ftuar në formatin siç është paraparë për këto takime.

Dodik tutje ka shtuar se thënë se nuk i interesojnë fare “ndjenjat” e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

“Pakënaqësia e tij dhe ndjenja e tij për këtë çështje mua aspak nuk më intereson. Në formatin e paraparë për takimet e mëparshme të këtij lloji, Kosova ishte parashikuar me një lloj fusnotë. Pse atij s’i pëlqen, askush s’do të qajë, dhe s’do të ndiejmë ndonjë humbje pse ai nuk vjen. U ftua në formatin siç është i paraparë për këto takime, unë pajtohem me qëndrimin e tij që ai të mos vijë”, tha Dodiku për “ATV” , transmeton lajmi.net.

Pas anulimit të pjesëmarrjes së Kosovës në këtë samit, pjesëmarrjen e ka anuluar edhe Shqipëria në shenjë solidariteti me Kosovën.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme