Albin Kurti është zgjedhur për herë të dytë që të udhëheq qeverinë e Kosovës dhe tashmë i kanë arritur edhe urimet e para nga parti politike shqiptare si dhe ambasadorë të huaj të akredituar në vendin tonë.
Kryeministri Kurti ka marr urim edhe nga kancelari austriak, Sebastian Kurz, i cili e ka siguruar kreun e Qeverisë së re se vendi i tij do ta ndihmojë Kosovën në rrugën evropiane si dhe luftën kundër pandemisë.
“Urime Kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti. Austria do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në rrugën evropiane si dhe në pandeminë COVID-19”, ka shkruar Kurz në llogarinë personale në Twitter.
Ndryshe, Kurti ka fituar besimin e 67 deputetëve të Kuvendit gjersa 30 sosh kanë votuar kundër zgjedhjes së tij si Kryeministër i Kosovës.
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe m...
Krasniqi-kreut të SBASHK’ut: Sfidave të mësimdhënësve iu vje...
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...