Kancelari Federal Sebastian Kurz do të vizitojë Kosovën e Serbinë në javën e ardhshme.
Të hënën dhe të martën janë planifikuar takimet me krerët e shteteve dhe krerët e qeverive të të dyja vendeve.
Përveç çështjeve dypalëshe, bisedimet do të përqëndrohen në konfliktin e bllokuar midis Serbisë dhe ish-krahinës së saj të Kosovës dhe afrimit të BE.
Kurz vizitën e tij në Ballkan do ta fillojë të hënën në Beograd ku gjatë ditës do të zhvillojë takime me Presidentin e Serbisë Aleklsander Vuçiq dhe kryeministren Ana Bërnabiq. Në Prishtinë, ai do të arrijë të hënën në mbrëmje.
Takimet me Presidentin Hashim Thaçi dhe kryeministrin Haradinaj do t’i zhvillojë të martën, shkruan agjencia APA, ndërsa përkrah temave bilaterale do të bisedojë edhe për çështjen e dialogut me Serbinë dhe perspektivën evropiane të Kosovës
Gjatë qëndrimin në Kosovë, Kurz do të takojë edhe ushtarët austriakë të KFOR-it. Aktualisht në Kosovë janë të stacionuar 417 trupa austriake në kuadër të KFOR-it.
Ndër temat që Kurz do të bisedojë me Presidentin Thaçi dhe kryeministrin Haradinaj është edhe çështja e themelimit të ushtrisë së Kosovës.
Në vizitën e tij ai dëshiron të inkurajojë përparimin e mëtejshëm në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës./APA/
Izraeli e bombardon Bejrutin, teksa liderët e tij pritet të ...
Anisa e ashpër ndaj Gjestit dhe Leos, pasi ky i fundit ia vo...
Kosova dhe Serbia do të ulen sërish për dialog më 17 dhjetor...
“Sistem i ri për monitorimin e shkollave”, Rama: Prindërit d...
Burimi diskuton me Drenushën pasi doli i papreferuar këtë ja...
Zgjedhjet e 9 shkurtit, VV-ja shpall zgjedhjet e brendshme p...