Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, pas seancës së sotme ka thënë se ishte një seancë e zbrazjes së urrejtjes e mllefit mes liderëve, duke u tallur me popullin.
Ai ka thënë se më këtë situatë po humb ekonomia e Kosovës.
“ Po humb Kosova, po humb ekonomia e Kosovës, po i humbasim miqtë dhe ata qe besuan në shtetndërtimin tonë. Unë si shumë të tjerë, kemi investuar shumë në shtetndërtim dhe miq dhe jam i legjitimuar mos të qëndroj duarkryq”
Ai vazhdon të qëndrojë pas alternativës së tij për një qeverisje gjithëpërfshirëse, duke thënë se ajo është zgjidhja e fundit.
“Përndryshe altarnativa e fundit mbetët propozimi im për qeveri gjithëpërfshirëse për të cilën unë po insistoj prej dy muajsh. Jo vetëm që po më dukët por është e vetmja zgjidhje. Duhet të lihen mënjanë interesat grupore, individuale, partiake e të punohet në favor të Kosovës”, shkruan Pacolli në facebook.
Postimi i plotë i z. Pacollit:
Seanca e sotme ishte thjesht një shprazje e urrejtjes, mllefit mes liderëve partiakë, duke u tallur me popullin. Po më dhimbset rinia, qytetari, ata që jetojnë mes halleve. Po humb Kosova, po humb ekonomia e Kosovës, po i humbasim miqt dhe ata qe besuan në shtetndërtimin tonë. Unë si shumë të tjerë, kemi investuar shumë në shtetndërtim dhe miqë dhe jam i legjitimuar mos të qëndroj duerkryq.
Kështu nuk ndërtohet shteti. Kështu nuk i kontribuohet Kosovës. Jam aq i dëshpruar sa në seanca si këto, pjesëmarrja ime do të jetë në pikëpyetje.
Sot seicili prej liderëve po tenton me qenë në majat e shtetit, si kryeparlamentar, kryeministër, ministër, me kapë pushtetin. Nuk u kursyen as me treguar se çdo të bëjnë në momentin kur të marrin pushtetin. Foltorja e institucionit u përdor si tribunë elektorale.
AKR kërkon urgjent të krijohet një konsensus midis partive të opozitës, për krijimin e qeverisë së re dhe sa më shpejt të dilet me një platformë alternative qeverisëse për qytetarin e Kosovës. Nuk mund të vijohet në paqartësi.
Përndryshe altarnativa e fundit mbetët propozimi im për qeveri gjithëpërfshirëse për të cilen unë po insistoj prej dy muajsh. Jo vetëm që po më dukët por është e vetmja zgjidhje. Duhet të lihen mënjanë interesat grupore, individuale, partiake e të punohët në favor të Kosovës.
Mosfunksionimi dhe mungesa e gatishmërise së dy partnerëve të opozitës për marrëveshje dhe fakti që ana tjetër nuk e ka shumicên e numrave nënkupton nevojën e koncensusit gjithpërfshirës për interesat e vendit.
Këtu po shihet se AKR edhe pse me pak deputet, duhet të veproj në zgjidhje e ngërqit dhe për këtë, edhe njëhere apeloj tek LDK dhe VV që të gjejnë zgjidhje, definojnë dhe të krijojnë qeverisjën alternative. AKR- në e kanë paluhatshëm në dispozicion, por në mungesë të kësaj zgjidhje, katër deputetët e AKR nuk do të konsiderohen më vetëm si numra duke pritur dhe kontribuar ngërqit, për interesat e tyre.
Unë dhe AKR duam zgjidhje urgjente, ngase jemi në anën e qytetarit dhe Kosovës.
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj
Zelensky kërkon më shumë sisteme për mbrojtje ajrore të Ukra...
Rama në Britani e Madhe: Emocion kuqezi pak minuta përpara t...
Tenderët njëburimor, Murati: Përqindja më e madhe ka qenë më...