Seanca vazhdon në ora 15:00, Veseli thërret deputetët të mos bojkotojnë votimet

13:11 | 26 Korrik 2018
Arbresh.info

Kryesia ka vendosur që seanca e Kuvendit të vazhdojë në orën 15:00.

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli me këtë rast ka ftuar deputetët që të mos e vazhdojnë bojkotin sepse është varfërim për Kosovën.

“Dëshira politike pozitë – opozitë mos të bëhet mbi kurriz rë qytetarëve. Në këto rrethana do të shkojmë në pushim shumë shpejt”, ka thënë Veseli pas mbledhjes së Kryesisë.

Seanca e sotme ka filluar në orën 10 paradite por që është ndërprerë pasi që deputetët e opozitës nuk kanë marr fare pjesë në votimin e projektligjeve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme