Seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës do të mbahet me 8 janar, mirëpo në rend dite nuk do të jetë çështja e demarkacionit me Malin e Zi. Kështu bëri të ditur në konferencë për media kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli pas mbledhjes së kryesisë së kuvendit.
“Me datën tetë do të kemi seancë plenare. Do të kemi disa pika. Asgjë nuk ka të jashtëzakonshme. Çështja e demarkacionit është interes ndërkombëtar i Kosovës Kërkuam me mirëkuptim nga kryesia që të jetë në një moment të caktum kur të kemi një vendimmarrje më serioze. Patem një unanimitet rreth këtij vendimi. Përveç LDK’ s që ishte e pajtimit të kalojë menjëherë në rend të ditës”, tha Veseli.
Sipas tij, çështja e demarkacionit është interes i subjektivitetit ndërkombëtar të shtetësisë së Kosovës përkrahë Bashkësisë Ndërkombëtare. Po ashtu Veseli tha se është një mesazh shumë i çart për drejtimin në të cilin do të ec Kosova, është çështje e cila ka nevojë për nxjerrjen e një konsensusi nacional.
Veseli tha se nga vizita kryeministri i të Malit të Zi pret konfirmim të mardhënieve fqinjësore.
“ Nga vizita e nesërme e kryeministrit të Malit të Zi pres një konfirmimt të një partneriteti të marrëdhënieve të mira fqinjësore më republikën e Malit të Zi, se çështja e shënimit të kufirit nuk do të jetë një çështje e cila do të na ndaj në drejtimet tona të përbashkët, i cili është integrimi Veri atlantik”, tha Veseli/Arbresh.infio
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Vota e emigrantëve, kreu i KQZ: 30 ditë nuk mjaftojnë për po...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, KEK shpreson në sanimin e shpejtë...
Kryetari i Zubin Potokut: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ka d...
Shpërthimet në veri, Haradinaj: Organet e sigurisë të bashkë...
Përplasja e Xuxit me Kevinin shkaktoi momente të tensionuara...