As çështja e dialogut Kosovë-Serbi nuk e mbushi plot sallën e Kuvendit të Kosovës. Si çdoherë, edhe në punimet e sotme të seancës plenare munguan deputetë, e edhe ministra të kabinetit qeveritar.
Në mesin e shumë pikave të rendit të ditës, sot ishte paraparë të ketë debat parlamentar edhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Në mungesë të kuorumit, disa projektligje mbetën pa u votuar, e edhe debati u shty për ditën e enjte.
Me vetëm 56 deputetë në sallë, pas orës 17:00 Kuvendi mbylli punimet meqë prezenca e deputetëve nuk qe e mjaftueshme për votim.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli fillimisht propozoi të futen në pikën e dialogut, meqë mungonte kourumi për votimin e projektligjeve.
“Qysh po e shoh, kjo përgjegjësi e seancës, unë nuk do ta ndërpres, paradite u munduam të arrijmë një konsensus, po mundohemi, lufta politike më shumë ka marrë dimension të interesit të brendshëm, sesa ajo çfarë do të kemi ne si qëndrim ndaj një shteti me të cilin nuk kemi një te kaluar të mirë. Po futemi drejtë në pikën e dialogut”, tha Veseli.
Megjithatë, seanca u vendos që të shtyhet.
Deputetja, Shqipe Pantina kërkoi që seanca të vazhdojë nesër, ose gjatë gjithë javës siç tha ajo nëse është e nevojshme. Por, sipas saj, seanca të vazhdojë kur janë të pranishëm të gjithë deputetët dhe ministrat.
Kështu, Kuvendi vendosi që punimet e seancës t’i vazhdojë ditën e enjte prej orës 10:00. E ndër të tjera, edhe kreu i Kuvendit bashkë me kolegët deputetë duhet të niseshin në një udhëtim zyrtar.
“Po e shoh as pozita e as opozita nuk janë të mobilizuara për mbajtje të seancës. Të enjten në ora 10:00 vazhdimi i seancës”, tha ai.
Kryetari i Kuvendit përsëriti vendimin e Kryesisë, që pa përfunduar të gjitha projektligjet nuk mund të shkohet në pushim të verës.
Olmo realizon golin e parë në Ligën e Kampionëve me Barcelon...
Rriten çmimet e vezëve, SHBA ka mungesë para festave
Si t’i manifestojmë gjërat pozitive në jetë?
Në këto vende është e ndaluar të vozitësh me xhaketë apo pal...
Pritet rritje e madhe e shitjeve të veturave elektrike
Ky lajm do t’i gëzojë fansat e PlayStation