Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, sot, në mbledhjen e përbashkët me kryetarë të grupeve parlamentare, të drejtuar nga Glauk Konjufca, kryetar, përcaktoi agjendën e punës së Kuvendit për këtë javë.
Kështu, Kryesia vendosi që Kuvendi të mblidhet në seancë plenare të enjten, më 17 qershor 2021, në orën 10:00.
Në këtë seancë pritet të bëhet shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-004 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-132 për Automjete, si dhe shqyrtimi i propozimit të Qeverisë së Kosovës për ratifikimin e shtatë anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë Kosovare të Akreditimit.
Deputetët do të shqyrtojnë propozimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e Komisionit për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës, si dhe pritet të zgjedhin Komisionerin e Agjencisë për Informim dhe Privatësi dhe kryesuesin e Komisionit Shqyrtues në Autoritetin Rregullator për Shërbimet e Ujit.
Në agjendën e kësaj seance do të jenë edhe dy pika të papërfunduara në seancën e sotme: votimi i propozim vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e komisioneve parlamentare dhe votimi i propozim-rezolutës nga debati parlamentar në lidhje me situatën ekonomike si pasojë e pandemisë COVID-19.
Këtyre pikave, si rëndom, do t’u paraprijnë deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet e deputetëve në adresë të qeverisë.
Kryesia, në mbledhjen e sotme, miratoi rekomandimin e Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere lidhur me rishikimin e Buxhetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës për vitin 2021, si dhe shqyrtoi çështje të tjera nga fushëveprimtaria e saj./arbresh.info/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...