Google ADS

Seanca për tre terroristët për sulmin në Banjskë, Hoti: Gjykimi mund të bëhet edhe në mungesë të 42 të akuzuarve të tjerë

10:07 | 25 Shtator 2024
K.B

Ka nisur seanca fillestare gjyqësore për tre të arrestuarit për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit.

Kryetari i trupit gjykues, Arben Hoti ka përmendur të 45 të akuzuarit për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit.

Prokurori i shtetit në seancën gjyqësore ka thënë se gjykimi mund të bëhet edhe në mungesë të 42 të akuzuarve të tjerë, raporton Arbresh.info.

“Ndryshimi i kodit të procedurës penale ka paraparë dispozita qe i mundësojnë prokurorisë që aktakuza të ngritet pa praninë e të pandehurve. Sipas kodit penal mund të bëhet gjykimi në mungesë edhe pa u plotësuar prania e të tjerëve”, tha prokurori i Shtetit.

“Në kuadër të veprës penale është paraparë edhe vrasja e rëndë. Konsideroj se ky gjykim mund të bëhet në mungesë të tyre. Konsiderojmë se Gjykata ka mundësi që ky gjykim në mungesë të mbahet për të akuzuarit që prezenca e tyre nuk është e mundur tani për tani”, tha prokurori i shtetit./Arbresh.info

LEXO EDHE:

Sillen në gjykatë tre terroristët serbë të arrestuar për sulmin në Banjskë

Të ngjashme