Seanca për Haradinajn pritet të nis në ora 14:00

13:47 | 6 Prill 2017
Arbresh.info

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj pritet që sot të dalë para Gjykatës në Colmar të Francës, në seancën e tretë gjyqësore kundër tij.

Haradinaj u arrestuar më 4 janar në Francë në bazë të një fletëarresti të lëshuar nga Serbia më 2004 për krime lufte.

Prokuroria Speciale e Serbisë pati paraqitur edhe kërkesën për ekstradimin e Haradinajt në Serbi, ndërsa pas seancave gjyqësore më 9 shkurt dhe 2 mars, vendimi pritet të merret sot.

Ndryshe, seanca pritet të fillojë në ora 14:00 dhe para gjykatës janë mbledhur qytetarë të shumtë nga diaspora shqiptare për të ofruar mbështetjen e tyre për ish-kryeministrin e vendit.

Është raportuar edhe për prani të shtuar të policisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme