Seanca për buxhetin nesër në orën 10:00

15:06 | 24 Tetor 2017
Arbresh.info

Seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës do të mbahet nesër me fillim në orën 10:00.
Pikë kryesore e rendit të ditës do të jetë Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2017.

Këto janë pikat e rendit të ditës:

Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
Koha për pyetje parlamentare,
Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,
Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Komisionit të Pavarur të Mediave,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-125 për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2017,
Shqyrtimi i Raportit vjetor të auditimit i Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2016.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme