Komuna e Prishtinës është duke mbajtur seancën e jashtëzakonshme për liqenin e Badocit, e cila është thirrur nga asamblistët e PDK-së.
Gjatë kësaj seance, asamblisti i PDK-së, Leotrim Retkoceri, ka kërkuar sqarime dhe informata në lidhje me tendencat për ndërtime banesore në liqenin e Badovcit.
Më tutje, Retkoceri ka thënë se si asamblistë, por të mbështetur edhe nga qytetarët, nuk do të lejojnë shkeljet ligjore në këtë çështje.
“Ne duam t’ju garantojmë se do ta mbrojmë ujin e pijshëm të liqenit nga rreziku që i vjen nga ndërtimet. Do ta mbrojmë interesin dhe të drejtat e qytetarëve të Prishtinës, sepse ky ujë është jetik për të gjithë ne”, ka thënë Retkoceri.
Retkoceri ka thënë se PDK-ja është kundër ndërtimeve që shkelin Ligjin dhe planet rregulluese në Badoc, raporton EO.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...