Në seancën e të mërkurës, në gjykimin ndaj Pjetër Shalës, në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, gjatë dëgjimit të dëshmitarit Bardhyl Mahmuti, ka pasur ndërprerje të shpeshta të tij dhe pyetjeve të mbrojtjes nga ana e kryetares së trupit gjykues, gjykatëses Mappie Veldt-Foglia, e që për këtë ka reaguar edhe Shala.
Arsyet e gjykatëses Veldt-Foglia kryesisht kanë qenë se pyetjet e mbrojtjes janë shumë të përgjithshme dhe se nuk lejon pyetje të tilla ose sepse sipas saj dëshmitari po përgjigjet shumë gjatë dhe jashtë kontekstit të pyetjeve të mbrojtjes, raporton ‘‘Betimi për Drejtësi’’.
Këto ndërprerje nuk i ka mirëpritur i akuzuari Shala, i cili ka reaguar duke thënë se ‘‘nëse nuk lejohen me bo pyetje, pse jam unë këtu’’ dhe duke iu drejtuar po ashtu gjykatëses se ajo është një qytetare evropiane dhe se kjo nuk është metoda që duhet të veprohet.
Fillimisht, dëshmitari është pyetur për të identifikuar një person në një fotografi (jopublike), e që Mahmuti nuk e ka njohur.
Më tej, i pyetur nëse ka shkruar ndonjë libër për situatën në luftës në Kosovë, dëshmitari ka thënë se ka botuar librin ‘‘Mashtrimi i Madh’’, sipas tij një analizë politologjike e asaj çfarë pjesërisht ka ndodhur gjatë luftës në Kosovë.
Ai tha se me theks të veçantë janë manipulimet që janë bërë në kurriz të luftës çlirimtare dhe interpretimet e gabueshme për të.
Në këto momente, gjykatësja ka thënë se “nuk do ju lejoj juve të flisni kaq shumë, do të mjaftonte përgjigje me po ose jo, s’jeni këtu për të bërë konferenca, por për t’iu përgjigjur pyetjeve që ju bëhen”.
I pyetur për burimet e këtij libri, Mahmuti ka thënë se 96% janë burimet serbe dhe një pjesë është me burime franceze apo të tjera, duke shtuar se ka minimum burime shqiptare në këtë libër.
Dëshmitari tha se ky libër është trajtim i fakteve nga burimet e pakontestueshme serbe që nxjerrin realitetin e asaj çka ka ndodh dhe se si përfaqësues i UÇK-së i është shmangur interpretimeve të fakteve.
Ai tha se ka dhënë angazhim intelektual për të ndriçuar atë që realisht ka ndodhur në Kosovë.
Edhe pas kësaj, gjykatësja iu drejtua avokatit Jean-Louis Gilissen që të ndalojë dëshmitarin kur jep përgjigje më të gjëra, në të kundërtën do ta ndalojë ajo.
Ndërkaq, në vazhdim të pyetjeve të avokatit Gilissen për metodat e përdorura nga shërbimet sekrete serbe, gjykatësja ka kërkuar disa herë riformulim ose saktësim të pyetjeve duke i quajtur pyetjet si shumë të gjera dhe se nuk do të lejojë si të tilla.
Për disa herë me radhë, për gjykatësen nuk ka qenë e qartë se çka mbrojtja dëshiron të mësojë nga dëshmitari.
Andaj, tek në pyetjen nëse ka njohuri lidhur me punësimin e personave të dënuar nga shërbimi sekret serb apo forcat e sigurisë në periudhën e 1998-1999-ës, dëshmitari është përgjigjur se ka burime serbe, si vendimi i nxjerrë nga zëvendës-kryeministri i Jugosllavisë që ka qenë detyrimi për të vrarë njerëz dhe se këto të ju vishen Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Po ashtu, edhe dosja që sipas tij tregohet se janë liruar 15 kriminel nga burgjet serbe dhe janë ushtruar që të futen në Kosovë për të kryer krime dhe që këto të ju vishen UÇK-së.
Dëshmitari po ashtu ka reaguar për të thënë dëshiron të lejohet të flet dhe të thotë gjithë të vërtetën dhe të mos ndërpritet.
Më tej, sipas dëshmitarit janë dy procese e që njëri lidhet me procesin kundër Pjetër Shalës kur u pyetur nëse di raste ku autoritetet gjyqësore serbe kanë vendosur që ka pasur fabrikim provash apo janë përdorur dëshmi të rreme në çështje penale.
Kur, dëshmitari u ndërpre kur filloi të fliste për rastin e parë ‘Panda’, u ndërpre dhe u larguar përkohësisht nga salla në mënyrë që të vazhdohet diskutimi mes palëve.
Ky diskutim është bërë në sesion privat dhe se para kalimit nga seanca publike dhe private është dëgjuar që gjykatësja do i jap fjalën edhe Shalës, që u nënkuptua se dëshironte të fliste.
Pastaj, seanca ka vazhduar sërish me dëgjimin e dëshmitarit Mahmuti i cili tha se rasti ‘Panda’ është në lidhje të tërthortë që paraqet veprimet e shërbimit sekret serb për të vrarë serb e shqiptarë e nacionalitete tjera e për të marrë njerëz të pafajshëm për t’i detyruar për pranojnë se gjoja kanë kryer krime.
Ndërkaq, sipas tij lidhja direkte me çështjen e Shalës është me rastin ‘Kleçka’ pasi me këtë rast Mazreku është torturuar për të deklaruar publikisht një gazetari serb, që sipas tij ka tentuar të marrë dëshmi të rrejshme nga një i ri i arrestuar.
Dëshmitari tha se shoqata e pavarur e gazetarëve ka ngritur padi kundër këtij gazetari për nxitje të krimeve në Kosovë e që po ky i njëjti sipas tij në një intervistë më 28 shtator, pohon se ka pasur kontakt me Prokurorinë Speciale.
Mahmuti tha se ky gazetar ka thënë në atë intervistë se prokuroria nuk ka ditur të orientohet dhe se ai i kishte orientuar si të bëhen hetimet duke shtuar se ai ka thënë se UÇK-ja ka pasur 159 qendra ndalimi ku 6 kanë qenë në Shqipëri.
Andaj, sipas tij qendrat e ndalimit janë propagandë e Serbisë e që ka lidhje drejtpërdrejtë me çështjen e Shalës.
Po ashtu, ai tha se gjitha këto ky gazetar i ka thënë në intervistë televizive madje se ka marrë mirënjohje me dorëshkrim për kontribut e që shtoi se prokuroria asnjëherë nuk ka reaguar dhe hedh poshtë këtë intervistë.
Nga ana e gjykatëses Veld-Foglia i është thënë mbrojtjes se ata dëshirojnë dëshmitarë që mbështeten në njohuri të veta për çështjen e Shalës.
Në fund të seancës së sotme, mbrojtja e Shalës ka thënë se Pjetër Shala nuk është jurist dhe se ndonjëherë ka ndjesi se gjërat nuk shkojë si duhet dhe mund të ketë keqkuptime dhe të ketë reagime në një mënyrë të caktuar por se kjo nuk do të thotë se ka mungesë respekti për trupin gjykues dhe procesin gjyqësor në tërësi.
Ndryshe, dëgjimi i këtij dëshmitari do vazhdojë edhe në seancën e nesërme e cila do fillojë në orën 09:00 (me 45 minuta vonesë në transmetim), për t’iu përgjigjur pyetjeve të Zyrës së Prokurorit të Specializuar.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...