Seanca jashtëzakonshme e thirrur nga Opozita nuk ka filluar as në 20:30.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli i ka lutur kryetarët e grupeve parlamentare të mirren mes vesh mes vete.
“Ju lus që të merreni vesh mes vete që t’i jepni kahje kësaj seancë. Mblidhuni shefat e grupeve parlamentare sepse unë kur po i pyes grupet parlamentare dikush po më thotë i kam kaq deputetë, dikush kaq. Konsultohuni dhe më tregoni sepse nuk kam të drejt t’ua jap fjalën”, ka thënë ai.
Pas kësaj Veseli ka thënë se nënkryetari i Kuvendit ka kërkuar që nesër në orën 10:00 të mbahet seanca.
“Unë nuk marr përgjegjësi për këtë por nënkryetari i Kuvendit po thotë që nesër në orën 10:00 të mbahet. Më mirë do të ishte të mblidhet kryesia ta vendosim, mirëpo atëherë pra ju dëshironi në orën 10:00. Kështu që kërkoj nga ju të mos përsëritet kjo gjë nesër”, ka thënë ai./Arbresh.info
Arrestohet një person në Prishtinë, kërkohej për vrasje në t...
Kështu e festojnë 28 nëntorin mërgimtaret në Gjermani
Sekretari Blinken uron Shqipërinë
Anulohet samiti i liderëve të rajonit dhe BE-së në Bosnje, d...
FSK bënë homazhe në kompleksin memorial në Prekaz
Gjykimi në Hagë – Rexhep Selimi me kollare të kuqe e emblemë...