Është duke u mbajtur seanca gjyqësore kundër ministres e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ku akuzohet se ka goditur me veturë një të mitur në vitin 2022.
Gjatë seancës, njëri nga avokatët e ministres, Alban Makolli kërkoi nga trupi gjykues që kjo seancë të mbahet e mbyllur për media, për shkak të përfshirjes së vajzës së mitur në aksident, raporton Arbresh.info.
“Kërkoj me mirësjellje nga gjykata që për shkak të lëndës që ka të bëje me një të mitur e aksidentuar për mbrojtjen dhe ruajtjen e saj, të mbahet seanca e mbyllur. Pra të vazhdojë e mbyllur, tha Makolli.
Ndërsa, avokati i palës së dëmtuar, Florim Shefqeti kërkoi që videoja që po qarkullon në internet, ku shihet momenti i aksidentit, të largohet dhe të merren masa ndaj atyre personave që e kanë publikuar.
“Kjo lëndë ishte zvarritur për 9 muaj. Nuk është rasti të mbahet seanca e mbyllur, pasi sipas nenit 5 dhe ligjit për mbrojtjen e të drejtave neni 3, të ndalohet publikimi i videos ku shihet e mitura. Kërkojmë që të hiqet video nga portalet ku shihet e mitura, dhe personat që kanë publikuar këtë video të merren masa. Është njoftuar policia nga familja dhe organet e tjera kompetente”, tha Shefqeti.
Me insistim të avokatit Makolli, gjykata mori vendim që seanca të vazhdojë e mbyllur.
Ndryshe, ministrja Hajdari në vitin 2022 akuzohet se ka godit një fëmijë me veturë në Prishtinë.
Ndërsa, vetë Hajdari ka deklaruar se ka qenë në shpejtësinë brenda rregullave të komunikacionit dhe se papritmas vajza është goditur nga vetura pasi e njëjta ka qenë duke vrapuar./Arbresh.info/
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...