Seanca e re për vrasjen e Oliver Ivanoviç do të mbahet më 4 dhjetor në Gjykatën Themelore në Prishtinë në Departamentin për Krime të Rënda.
Mediat në Serbi raportojnë se Prokuroria e Kosovës ka ngritur aktakuzën e tretë për vrasjen e Ivanoviç i cili dyshohet se është vrarë më 16 janar 2018 në Mitrovicën e Veriut.
Jovana Filipoviç, avokatja e Silvana Arsoviq (sekretare dhe bashkëpunëtore e ngushtë e Ivanoviç), për “Politika” thotë se aktakuza e tretë akuzon katër serbë për vrasjen e Oliver Ivanoviq, dhe sipas aktakuzës, ata kanë kryer një vrasje të drejtpërdrejtë.
Sipas “Politika”, akuza e re e akuzon Nedeljko Spasojevic, Marko Rosic, Silvana Arsovic dhe Rade Basari për vrasjen e Oliver Ivanoviç.
“Megjithëse aktakuza e parë dhe e dytë akuzuan Arsović dhe Basar për pjesëmarrje ose organizim në një grup kriminal, keqpërdorim të pozitës zyrtare ose autorizimit zyrtar, ata tani akuzohen për vrasje të rëndë – deklaron avokati Filipoviç, duke theksuar se është e palogjikshme”.
Oliver Ivanoviq u vra më 16 janar 2018, në rrugën Sutjeska, në qendër të Mitrovicës veriore të Kosovës.Ai u vra me gjashtë të shtëna në shpinë, nga një automjet në lëvizje, dhe të njëjtën ditë, në qytet u gjet një automjet i djegur “Opel Astra”, nga e cila, siç dyshohet, u qëllua.
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...