Seanca e Kuvendit të Kosovës për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi mund të mos mbahet të mërkurën ashtu siç ishte planifikuar.
Burime të lajmi.net brenda Qeverisë së Kosovës kanë thënë se në seancën e së mërkurës mund të mungojë Lista Serbe për shkak të shënimit t 7 Marsit, Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Andaj, dita e enjte është dita ideale për të votuar demarkacionin, pasi edhe zgjedhjet (lokale) në Serbi përfundojnë”, kanë thënë burimet.
Lista Serbe edhe në takim me presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker ka dhënë indikacione të qarta se javën e ardhshme do ta votojnë demarkacionin.
Aktualisht koalicionin qeveritar pa Listën Serbe dhe pa Vetëvendosjen, por me LDK-në i ka 78 vota, ndërkaq për ta ratifikuar demarkacionin duhet minimalisht 80 vota ose 2/3 e të gjithë deputetëve.
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...