Seanca e radhës mbi ecurinë e çështjes së të akuzuarve të krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi do të mbahet më 29 tetor të këtij viti duke filluar nga ora 14:30.
Kjo u bë e ditur nga vet Gjyqtari i Dhomave të Specializuara, Nicolas Guillo.
Ndërkohë, në seancën e sotme, mbrojtja e të akuzuarve ka hedhur akuza ndaj prokurorisë dhe gjykatës duke u thënë se ish krerët e UÇK-së janë duke u mbajtur në paraburgim pa pasur njohur të saktë mbi çështjen e tyre.
Zyra e Prokurorit të Specializuar ka afati deri më 27 shtator të paraqesë materialet e siguruar, ndërkohë deri tani janë dorëzuar vetëm 75% e tyre.Mbrojtja ka deklaruar që materialet përbëhen nga shumë faqe dhe u nevojitet kohë t’i analizojnë, meqë sipas tyre, kanë pranuar materiale shumë voluminoze.
Prokurorja Claire Lawson ka deklaruar se kanë në dispozicion edhe disa pako të tjera me materiale që pretendojnë t’i nxjerrin./atv/
Abdixhiku i del në mbrojtje Bajramit: Po sulmohet jo rastësi...
Vrasja me thikë e 14-vjeçarit, Begaj: Të reflektojmë si shoq...
Veliaj i dhuron “Çelësin e Qytetit” ish- kryebashkiakut Enri...
Xheneta e ashpër me Xuxin: Fol shqip, jo gjuhë tjetër
Nesër del para gjykatës, Ilir Meta reagon nga burgu
Shqiptarit nga Maqedonia e Veriut i dorëzohen mbi 1 mijë eur...