Seanca e radhës për ecurinë e çështjes ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, është caktuar të mbahet javën e ardhshme më 19 maj.
Në njoftimin e Dhomave të Specializuara bëhet e ditur se seanca do të mbahet në ora 11:00.
Në njoftim bëhet e ditur se për të përcjellur seancën nga mediat e interesuara duhet të bëhet regjistrimi deri më 17 maj, në ora 17:00.
“Për të përcjellur seancën nga galeria për publikun ose qendra për median duhet të regjistroheni paraprakisht. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik në [email protected](link sends e-mail) në të cilin do të shënoni emrin dhe mbiemrin, statusin, datën e lindjes, shtetësinë dhe numrin e pasaportës. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është deri të hënën, më 17 maj në ora 17:00. Seanca mund të ndiqet edhe përmes internetit, me një vonesë, dhe në këtë rast nuk nevojitet regjistrimi”.
Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi, po akuzohen për krime lufte./arbresh.info/
Irani mohon që i dërguari i tij në OKB është takuar me Elon ...
E ardhmja dhe sfidat e kombëtares kosovare nën udhëheqjen e ...
Shtohen aksidentet në Shqipëri
Zelensky: Putin nuk është i interesuar për negociata
Policia e Kosovës kërkon besim në veri – qytetarët i d...
Kurti mori pjesë në shënimin e 20-vjetorit të programit të e...