Seanca e Kuvendit fillon me një minutë heshtje

15:42 | 31 Janar 2018
Arbresh.info

Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës ku është paraparë të flitet për cilësinë e ndotjes së ajrit, filloi me një minutë heshtje për të nderuar ish ushtarin e UÇK-së, Hajredin Bala i cili mbrëmë ka ndërruar jetë, shkruan arbresh.info.

Një minutë heshtje u mbajt edhe për heronjtë Edmond Hoxha, Hakif Zejnullahu, Zahir Pajaziti dhe Ilir Konushevci në 21 vjetorin e rënies së tyre.

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka ka thënë se për të nderuar njeriun i cili i dha shumë këtij vendi e këtij kombi e që është ish ushtari Hajredin Balaj.

“Mbrëmë ka ndërruar jetë një njeri shumë i madh që i ka dhënë shumë këtij vendi, këtij kombi. Fjala është për Hajredin Balaj dhe për këtë kërkoj një minutë heshtje”, ka thënë ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme