Google ADS

Seanca e koalicionit qeverisës shtyhet sërish për në orën 16:00

14:48 | 5 Shtator 2018
M. A.

Seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga partitë e koalicionit qeverisës për dje në orën 9, dhe e cila u shty më pas për sot në orën 14, është shtyrë sërish për në orën 16.

Në këtë seancë pritet që të miratohen emrat e ekipit negociator për bisedimet me Serbinë, ekip të cilit i prin Fatmir Limaj i Nismës.

Këtë seancë e kanë bojkotuar gjatë ditës së djeshme partitë opozitare, LDK, VV e PSD, por deputetja e LDK-së, Teuta Rugova, shpërfilli vendimin e partisë së saj dhe mori pjesë në seancë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme