Është nënshkruar përditësimi më i ri i Listës së Produkteve Mjekësorë, në të cilën janë futur produktet e nevojshme për procedurën e fertilizimit in-vitro sipas protokolleve referente.
Kështu ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, shkruan Arbresh.info.
Përmes një statusi në Facebook, Vitia tha se këto produkte do të sigurohen falas për qytetarët nga ana e shtetit
Postimi i plotë:
Së shpejti fertilizimi in vitro në institucionet publike
Sapo e kam nënshkruar përditësimin më të ri të Listës të Produkteve Mjekësore, në të cilin janë futur produktet e nevojshme për procedurën e fertilizimit in-vitro sipas protokoleve referente.
Këto produkte së shpejti do të sigurohen falas për qytetarët nga ana e shtetit.
Deri më tani për të njejtat produkte qytetarët tanë kanë shpenzuar 1000-1500 euro në sektorin privat.
Një falenderim i veçantë për klinikën e Gjinekologjisë, Shërbimin Spitalor dhe Klinik Unversitar të Kosovës, barnatores qendrore të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Komitetit Kyç për anagazhimin profesional që këto produkte të futen në Listën e Produkteve Mjekësore.
Futja e këtyre produkteve në Listën e Produkteve Mjekësore është parakusht për të ofruar shërbimin e fertilizimit in-vitro për të cilin qytetarët tanë deri më tani kanë shpenzuar me mijëra euro.
Së shpejti kjo procedurë do të mund të realizohet në institucionet publike shëndetësore./Arbresh.info
Rama priti në takim drejtorin për siguri të OSBE-së në Kosov...
Dita e ndeshjeve në Ligën e Kampionëve – spikat derbi evropi...
Më 12 nëntor mbahet ankandi i 14-të i letrave me vlerë për v...
Inaugurimi i Urës së re të Kukësit, Rama ndan videon: Shëmbë...
Kërcënoi se do t’i vinte bombën qendrës së votimit, arrestoh...
SHBA kritikon Izraelin, kërkon shtimin e ndihmës humanitare ...