Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka bërë të ditur se shumë shpejt do të përfundojë evidentimi i qytetarëve të Kosovës të regjistruar me automatizëm edhe si shtetas të Serbisë në komuna të ndryshme gjermane.
Me anë të një postimi në Facebook, ai tha se konfirmimin zyrtar për zgjidhjen e këtij problemi e morën gjatë takimit me Bernd Krösser, Sekretarin e Shtetit në Ministrinë Federale të Punëve të Brendshme, shkruan Arbresh.info.
“Ky problem i trashëguar prej më shumë se 16 viteve ka prekur dhjetëra mijëra qytetarë të Republikës së Kosovës me vendbanim në Gjermani, duke iu shkaktuar probleme në forma të ndryshme.”, ka shkruar Ajeti.
“Nga takimi ynë i radhës me Bernd Krösser, Sekretarin e Shtetit në Ministrinë Federale të Punëve të Brendshme, pranuam konfirmimin zyrtar për zgjidhjen e këtij problemi të kamotshëm. Shumë shpejtë do t’ju informojmë mbi përmirësimin praktik të këtij procesi.”, tha ai.
“Shumë shpejtë do t’ju informojmë mbi përmirësimin praktik të këtij procesi.”, përfundoi ai.
Ndryshe, diaspora përmes Organizatës së Akademikëve dhe Studentëve Shqiptare në Hamburg, ka kërkuar nga kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, heqjen e shtetësisë serbe për kosovarët në Republikën Federale të Gjermanisë.
Përmes një letre, kjo organizatë konsideron se kjo praktikë vazhdon të aplikohet edhe pas ndërhyrjes së NATO-s në luftën e Kosovës dhe shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008.
Në kërkesën e tyre, ata theksojnë rëndësinë e ndryshimit të ligjit të shtetësisë gjermane dhe udhëzimeve të ardhshme, duke kërkuar që shtetësia serbe të shfuqizohet për kosovarët dhe shqiptarët etnikë që jetojnë në Gjermani./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Diaspora i dërgoi një letër Scholzit, kërkojnë heqjen e shtetësisë serbe
ASK: Shtrenjtohen qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë
Barcelona mund të mos bëjë asnjë nënshkrim të madh në vitin ...
Vithkuqi fshati me 24 kisha dhe manastire
Trepça nesër luan sfidën e radhës në Fiba Europe Cup
“Pse nuk kallxojshe që je tu heq për famë”, Drenusha e ashpë...
Zgjedhjet në SHBA, Hovenier ndan mesazh nga Prishtina për vo...