Google ADS

Së shpejti në Kosovë nis vaksinimi i fëmijëve 5-11 vjeç kundër COVID-19

09:57 | 9 Korrik 2022
L G

Së shpejti në Kosovë do të nis vaksinimi i fëmijëve nga mosha 5-11 vjeç me doza pediatrike të vaksinës kundër COVID-19.

Kështu ka bërë të ditur për arbresh.info, zëdhënësi për media në Ministrinë e Shëndetësisë, Faik Hoti.

Ai thotë se ky vendim do të merret se shpejti nga Komiteti për imunizim.

“Vaksinimi i fëmijëve të moshës 5-11 vjeç me doza pediatrike të vaksinës kundër COVID-19 do të fillojë së shpejti edhe në Kosovë. Komiteti për imunizim pas rekomandimit të dozës dhënies së dozës së katërt për personat mbi 60 vjeç ( me kusht që të kenë kaluar 4 muaj nga marrja e dozës së tretë), pritet që shpejt të rekomandojë edhe vaksinimin e fëmijëve 5-11 vjeç”, thuhet në përgjigjen e MSH-së.

Kujtojmë se nëpër botë tashmë ka filluar të bëhet vaksinimi i fëmijëve nga mosha 5 vjeç e lartë.

Ndërsa, Ministria e Shëndetësisë në Kosovë çdo ditë është duke bërë thirrje që të vazhdojë vaksinimin anti-COVID-19 nga qytetarët, pasi që Kosova përsëri është duke u përballur me rritjen e rasteve të reja të COVID-19.

Gjithashtu është miratuar edhe vendimi që të merret edhe doza e katërt për personat mbi 60 vjeç, me kusht që të kenë kaluar 4 muaj nga marrja e dozës së tretë./Kujtesa Berisha/arbresh.info/

Të ngjashme