Oda e Hotelierisë dhe Turizmit ka dorëzuar kërkesën për lejimin e dasmave, pritet rishqyrtim i masave të reja.
Po bëhen pothuajse tre javë që nga miratimi i masave të reja antiCovid.
E përkundër lirimeve që janë bërë, ahengjet e disa shërbime të gastronomisë kanë mbetur ende të ndaluara.
Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës të hënën e kaluar u kishte dhënë kohë një javë që të shqyrtohen kërkesat e tyre.
Sipas kryetarit të kësaj ode, pasi që situata me Covid-19 tanimë është më e qetë, nuk ka arsye që të kufizohet mbajtja e dasmave.
E këto ditë po pritet të rishqyrtohet kërkesa për hapje të këtij sektori, raporton T7.
Kështu ka bërë të ditur kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës, Hysen Sogojeva.
Tutje Sogojeva bëri të ditura edhe pikat kryesore të kërkesës së tyre dhe si kanë planifikuar të mbahen në rast të fillimit të punës.
E që nuk ka më logjikë që ahengjet të mos mbahen thuhet edhe nga estrada kosovare.
Ndërkohë televizioni ka tentuar të marrë një përgjigje nga Ministria e Shendetësisë, mirëpo këta të fundit nuk kanë kthyer përgjigjie.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...