Google ADS

Së shpejti hapet xhamia më e madhe në Turqi

22:10 | 20 Shkurt 2019
Arbresh.info

Tashmë kanë përfunduar punimet në xhaminë më të madhe në Turqi.

Xhamia e quajtur “Çamlıca Camii” është ndërtuar në Stamboll dhe ka sipërfaqe prej 57,000 metra katrorë, transmeton arbresh.info.

E sipas parashikimeve pritet t’i zë rreth 60 mijë besimtarë.

Në kuadër të kompleksit të xhamisë janë edhe muzeu, galeria e artit, biblioteka, salla e konferencave, studiot e parkingu.

Sipas mediave turke në ceremoninë e hapjes solemne të xhamisë do të merr pjesë edhe presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan. /Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme