Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka takuar përfaqësuesit e odave ekonomike dhe bizneseve të Kosovës, me të cilët ka biseduar për masat e reja te subvencionimit të pajisjeve të efiçiente të energjisë për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme.
Rizvanolli dhe përfaqësuesit e odave ekonomike dhe bizneseve gjatë takimit kanë diskutuar për nevojat që kanë bizneset për përkrahje në efiçencën e energjisë, për sistemet e ngrohjes, shpenzimet e energjisë dhe për në mënyrat se si të arrihet rritja e efiçiencës, e ulja e konsumit të energjisë elektrike.
Masat të cilat janë duke u dizajnuar në kuadër të pakos mbështetëse të Bashkimit Evropian për përballje me krizën energjetike evropiane në vlerë prej 75 milionë euro, janë masat e para të tilla për subvencionim të blerjes së pajisjeve efiçiente për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme.
“Ministria e Ekonomisë si hap të parë në përkrahjen e bizneseve do të fillojë me subvencionimin e pajisjeve efiçiente së energjisë për ngrohje tek bizneset e vogla dhe të mesme, të cilat përbëjnë një përqindje të konsiderueshme të energjisë elektrike, sidomos në stinën e dimrit, kur rritet kërkesa për ngrohje.Përfaqësuesit e bizneseve falënderuan Rizvanollin për ftesën që ua ka bërë të bashkëbisedojë me ta dhe shpalosën sugjerimet e tyre mbi masat të cilat i konsiderojnë të nevojshme për rritje të efiçiencës tek bizneset”, thuhet në njoftimin për media nga kjo Ministri.
Ata e vlerësuan të qëlluar masën për subvencionim të pajisjeve efiçiente për ngrohje, pasi theksuan se rreth 40% e energjisë nga bizneset e targetuara shpenzohet për ngrohje dhe se përdorimi i pajisjeve jo efiçiente ua rrit faturën e pagesës së energjisë./Arbresh.info/
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi