Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj, është në fazën finale të konsultimeve për përzgjedhjen e ambasadorëve të rinj.
Vlora Çitaku vazhdon të jetë ambasadore në detyrë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, edhe pse dy muaj më parë presidenti Hashim Thaҫi kishte nënshkruar dekretin për tërheqjen e saj nga ky post.
“Në Washington është ende në detyrë Ambasadorja znj.Vlora Çitaku, e cila do ta përfaqësojë Kosovën deri në emërimin e ambasadorit të ri, siç është përcaktuar në dekretin e tërheqjes së saj të nënshkruar nga Presidenti”, thuhet në përgjigjen e MPJD-së për Gazetën Express.
Tutje, në përgjigjen e MPJD-së thuhet se kjo ministri është në fazën finale të përzgjedhjes së ambasadorëve të rinj, përfshirë këtu edhe shefin e misionit diplomatik në Amerikë.
“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës është në fazën finale të konsultimeve për përzgjedhjen e ambasadorëve të rinj. Secili vendim do të merret në konsultim të plotë me Kryeministrin e vendit, ashtu siç e parasheh ligji dhe Kushtetuta”, përfundon përgjigja e tyre.
Pothuajse shumicës së ambasadorëve të Kosovës në shtete të ndryshme të botës u ka skaduar mandate dhe shumë nga ta pritet të zëvendësohen ditët në vijim.
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?