Në listat zgjedhore të subjekteve politike do të garojnë së paku 25 kandidatë për deputetë, të cilët kanë aktakuza të ngritura nga Prokuroria ose janë nën hetime për vepra të ndryshme penale
Iniciativën e presidentit Hashim Thaçi për dekriminalizimin e skenës politike në vend si duket nuk do ta përkrahin partitë politike në zgjedhjet e 11 qershorit të këtij viti.
Kjo po ndodh pasi Kosova ende nuk ka ligj, i cili ua ndalon këtyre personave të kandidojnë për deputetë. Në listat zgjedhore të partive politike pritet të futen edhe persona të cilët aktualisht ndiqen nga drejtësia.raporton Zeri
Presidenti Thaçi pati deklaruar se do ta mbështesë çfarëdo nisme që në listat zgjedhore të mos ketë njerëz të akuzuar. Një iniciativë të tillë e kanë mbështetur diplomatët e huaj. Ambasadori amerikan Greg Delawie vazhdon akoma të bëjë thirrje që në listat zgjedhore të mos përfshihen njerëz të ndjekur nga drejtësia.
“Është e rëndësishme që të gjitha partitë politike të kenë parasysh kë e përfshijnë në listat e tyre të kandidatëve dhe të zgjedhin njerëz që mund të frymëzojnë rininë e Kosovës dhe që vënë në rend të parë interesat më të mira të Kosovës dhe të qytetarëve të saj”, pati deklaruar Delawie ditë më parë.
Por, pavarësisht kësaj kërkese një numër i madh i deputetëve të legjislaturës së fundit ka probleme me ligjin. Ata janë të akuzuar për vepra penale e të cilët pritet të jenë në lista./Arbresh.info/
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?